“Graniti më tha të gjuaja”, Vargas pas ndeshjes: Jam në formë të mirë!

Kombëtarja e Zvicrës siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Italinë.

Marketing

Futbollisti Ruben Vargas ishte realizator i golit të dytë dhe asistues i shënimit të parë nga Freuler.

Pas ndeshjes, sulmuesi i krahur “Helvetik” tha se Granit Xhaka e shtyu atë të godiste topin drejt portës.

“Granit më tha: Ruben, vetëm shëno. Më pas e dëgjoj prapë duke më thënë që të gjuaja drejt portës”, u shpreh Vargas

“Kam qenë në formë të mirë. Nuk dua të ndalem”, vazhdoi tutje futbollisti zvicran

Kujtojmë që tani Zvicra e pret fituesin mes Anglisë dhe Sllovakisë për ta mësuar kundërshtarin e radhës.