Grant japonez për Komunёn e Mogillёs

Sot Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Kazuja Ocuka, nё ambientet e Ambasadёs sё Japonisё nёnshkroi kontratёn e dytё pёr grant pёr vitin 2024, nё kuadёr tё GGP – Grant programit pёr projekte tё vogla dhe siguri njerëzore nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut, qёllimi i sё cilit ёshtё pёrmirёsimi i nevojave elementare njerёzore.

Marketing

Ceremonia pёr nёnshkrim tё kontratёs pёr grant u hap nga Ambasadori i Japonisё, Sh.T sё bashku me kryetarin e komunёs sё Mogillёs, z. Dragancho Sabotkovski.

Projekti për pajisjen e Komunës së Mogillës me një automjet komunal në vlerë prej 68.194 euro; synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale për qytetarët. Automjeti i ri komunal do t’i mundësojë ndërmarrjes publike komunale “Pella Higiena” nga komuna e Mogillës që të ketë qasje në fshatrat më të largëta të komunës për të siguruar deponimin e mbeturinave.

Nga viti 1996 deri mё tani, pёrmes programit GGP, Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 76 shkolla dhe kopshte, 70 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 36 automjete të specializuara për menaxhimin e mbetjeve dhe shërbimet komunale për 56 komuna, nё vlerё prej mё shumё se 9,2 milion euro.

Marketing