Gratë dhe vajzat në shkencë, e ardhme e ndritur për të gjithë

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë, Rrjeti i Grave në Shkencë më 11 Shkurt ka planifikuar organizmin e një ngjarjeje të madhe me qëllim të nxitjes dhe vetëdijesimit të grave dhe vajzave, por edhe shoqërisë në përgjithësi për rëndësinë e përkrahjes dhe pjesëmarrjes së grave në shkencë.

Marketing

Aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” ku do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm grash dhe vajzash të kyçura në proceset kërkimore-shkencore. Në këtë organizim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve të ndryshme publike e jopublike.

Nga Rrjeti i Grave në Shkencë thonë se pjesëmarrja dhe anëtarësimi sa më i madh i grave dhe vajzave në rrjet krahas krijimit të një bashkëpunimi të frytshëm për në të ardhmen, do të ndihmojë njëkohësisht në zhvillimin e projekteve të reja të cilat do të kenë peshë dhe rëndësi të veçantë në vendin tonë.