Gratë duhet ndaluar së piri qumësht, po ua shkakton këtë lloj kanceri

Gratë që pinë vetëm dy gota qumësht në ditë mund të jenë me një rritje të rrezikut prej 80 për qind të kancerit të gjirit, sugjeron një studim i madh.

Marketing

NHS rekomandon të rriturit të konsumojnë shumë qumësht të lopës sepse është i pasur me proteina dhe kalcium, ndërsa udhëzimet aktuale dietike të SHBA-ve këshillojnë tre gota qumësht në ditë, shkruan Daily Mail.

Por studiuesit e Universitetit Loma Linda në Kaliforni thonë se këto rekomandime duhet të ‘shihen me rezerva’.
Ata shikuan 53,000 gra në një kohëzgjatje prej tetë vitesh dhe zbuluan se konsumimi i një sasie të vogël qumështi çdo ditë ishte e lidhur me një goditje në prevalencën e kancerit të gjirit.

Një e treta e një filxhani, ishte e lidhur me një rrezik të rritur 30 për qind, ndërsa për një filxhan të plotë në ditë (240ml), rreziku ishte 50 për qind.
Për ata që pinë dy deri në tre gota në ditë, ajo u rrit në mes 70 dhe 80 përqind.

Ndërsa studimi ishte vëzhgues dhe nuk mund të dëshmojë ndonjë shkak, shkencëtarët besojnë se një hormon i pranishëm në qumështin e lopës mund të jetë fajtor.