Gratë në politikën e jashtme, Zv/ ministrja Isaki: Të fuqizohet përfaqësimi i grave në vendimarrje

RMV si vende antare e Natos dhe pjesë e familjes ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara dhe si vend që do të kryesojë me OSBE në gjatë vitit 2023 angazhohet në kontinuitet për promovimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e pozitës së grave në pozitatat vendimarrëse. Kjo u potencua në kuadër të konferencës ndërkombëtare grate në politikën e jashtme të organizuar nga MPJ.

Marketing

“Do të angazhohem që çdo grua e suksesshme diplomate në MPJ të ketë mundësi të vendoset në pozitë të rëndësishme, për çdo grua ambasadore përfaqësuese të vendit tone , si dhe për të gjitha grate që kanë vision që të ndryshojnë botën të dominuar nga meshkujt për të mirën e të gjithve. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, andaj ato nuk janë opsion por nevojë e patjetërsueshme”, theksoi zv/ministrja e punëve të jashtme Fatmire Isaki.