Grekët e Pavarur: Micotakis të tregojë nëse pranon përdorimin e emrit “Maqedonia” në vend të emrit Shkupi

Zëdhënësi i Grekëve të Pavarur, Teodoros Tosunidis kërkon prej liderit të Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, të përgjigjet “nëse e pranon përdorimin e emrit të Maqedonisë në vend të emrit të Shkupit”.

Marketing

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, reagimi i Tosunidis për Micotakisin është me rastin e intervistës së liderit të Demokracisë së Re për televizionin grek “Alfa”.

“Kirjakos,mbetesh hipokrit, i pa zë dhe i gënjyer derisa vazhdon të mos përgjigjesh në pyetjen të cilën e parashtruan Grekët e Pavarur dhe gjithë popullin grek.: E pranon, PO ose Jo, përdorimin e emrit të Maqedonisë në vend të emrit të Shkupit?, reagoi zëdhënësi i partisë partner i koalicionit në Qeverinë greke.