Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit në Uashington takoi edhe Richard Grenellin, emisarin special amerikan për misione speciale që do të shërbejë në administratën e presidentit Donald Trump.
“Biseduam për ngjarjet aktuale, për sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet dhe realizimin tone të interesit strategjik lidhur me anëtarësimin në BE”, nënvizoi Mickoski përmes një porosie në rrjetet sociale.
Mickoski po ashtu shtoi se ka theksuar nevojën që SHBA-të dhe aleatët të angazhohen më shumë në këtë drejtim si dhe të shfrytëzimin e potenciale në planin ekonomik.
https://www.facebook.com/share/p/1ZDAbaSJoX/