46 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në Greqi të enjten.Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 464.
Nga këto, 72 janë me origjinë të papërcaktuar, dhe 78 pacientë janë shtruar në spital, 16 prej tyre të intubuar.
19 pacientë u shkarkuan nga spitali. Numri i pacientëve të vdekur është 6.
Qeveria greke ka akorduar nujë fond prej rreth 10 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë dhe punëtorët.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se shtesa prej 800 eurosh do të jepet për të gjithë punëtorët e bizneseve, të cilët do të dëshmojnë se janë goditur nga epidemia e koronavirusit dhe se ata kishin një qarkullim të zvogëluar. Bonusi prej 800 eurosh do të jepet dhe për punëtorët e pavarur.
Pra, përveç punëtorëve që janë detyruar të pushojnë ose që kanë humbur vendin e punës, shtesa do t’u jepet pothuajse të gjithë punëtorëve të sektorit privat në mars dhe prill.