Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalosit në Greqi. Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje.
Sipas informacioneve të para të shtypit grek, dy shqiptarët kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur përmes një litari.
Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca. Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë.