Greqi/Burri fsheh 165 mijë euro në furrikun e pulave,ia vjedhin emigrantët

Pronari i një shtëpie në Greqi denoncoi se dy punëtorë të huaj i grabitën një kuti djathi në të cilën  gjendeshin 165,000 euro para të cilat ai i kishte fshehur në kotecin e pulave.

Marketing

Mediat greke shkruajnë se autoret janë një indian 35-vjeç dhe një pakistanez 20-vjeç.  Ata vetë e pranuan autorësinë e ngjarjes dhe i premtuan pronarit të parave se do t’ia rikthenin, me kusht që ai të mos lajmëronte policinë.

Por në fakt kjo nuk ndodhi. I ndodhur para një situate të tillë 52-vjeçari shkoi dje në Departamentin e Sigurisë të Kropia ku ngriti një padi kundër të emigrantëve për vjedhjen e thesarit, por tashmë ata janë zhdukur.

Në dekaratën e tij, pronari tha se në një kuti djathi, ai kishte fshehur 165,000 euro, para që i përkisnin atij, partneres së tij dhe vajzës së tij dhe që ishin fshehur në kotecin e pulave. Dy punonjësit sipas tij gjatë periudhës nga 29 gusht deri më 1 shtator, i garbitën paratë dhe u zhdukën.