Greqi, një veturë me targa të Shkupit bie në det 

Një makinë me targa të Shkupit ka rënë në det në Nea Kalikratia të Greqisë.

Marketing

Në rrjetet sociale po shpërndahen fotot e veturës, e cila fatmirësisht ishte bosh dhe nuk ka të lënduar nga aksidenti.

Turistëve u kërkohet të kenë kujdes se ku dhe si i parkojnë dhe të përdorin frenat e dorës kur parkojnë në përpjetëza.

“Kujdes!! Dëshiroj të tërheq vëmendjen e ndjekësve tuaj për parkimin në përpjetëz. Frenat e dorës të detyrueshme, shpejtësia e detyrueshme dhe rrotullimi i duhur i rrotave. Fatkeqësisht sot në Nea Kalikratia ka ndodhur një aksident kur një makinë e parkuar ka rënë në det. Fatmirësisht në makinë nuk ndodhej askush. Turistët janë nga Maqedonia, me targa të Shkupit”, thuhet në apelin në rrjetet sociale.