Greqi/ Shtyhet leja e qëndrimit për emigrantët për 5 muajt e ardhshëm

Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lejeve të qëndrimit për emigrantët për 5 muajt e ardhshëm.

Marketing

Sipas këtij vendimi, afatet e shtyrjes janë nga periudha 15 mars deri në 15 tetor të këtij viti. Ky lajm është konfirmuar nga ministria e Emigracionit, ndërsa ditën e sotme vendimi është botuar në fletoren zyrtare.

Ky vendim është i vlefshëm për të gjithë emigrantët të cilët për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 nuk mundën të largoheshin nga shteti helen.

Po ashtu, ministria e Emigracionit ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë pikat sqaruese dhe se emigrantët nuk do të kenë problem me rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi.