Greqi, të ejnten pritet të votohet Marrëveshja e Prespës

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis ka vendosur që debati për Marrëveshjen e Prespës që do t’i jep fund kontestit 27-vjeçar rreth emrit të Maqedonisë të zgjat katër ditë.

Marketing

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, marrëveshja së pari dy ditë do të jetë në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe punë të jashtme, ndërsa më pas edhe dy ditë në seancë plenare të Kuvendit.

Sipas kësaj, sot dhe nesër për marrëveshjen do të diskutohet në seancën e komisionit, ndërsa të mërkurën gjatë ditës pritet të fillojë edhe seanca plenare në Kuvend.