Greqi, tërmet me magnitudë 4.2 ballë

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Amorgos në Greqi.

Marketing

Sipas Institutit të Gjeodinamikës, epiqendra u regjistrua 23 kilometra në jug të Arkesinit, në një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Ndërkohë Santorini është goditur prej ditësh nga tërmete të njëpasnjëshme, duke shkaktuar edhe panik të banorët.