Për shkak të temperaturave të larta që prej ditësh janë prezente në të gjithë rajonin, Greqia duket se ka nisur edhe problemet e para me shpërthimin e vatrave të zjarrit. Mediat greke shkruajnë se një zjarr i madh është aktivizuar në zonën e Kouvara Attica, ku për shkak të afërsisë me banesat është bërë evakuimi i banorëve përreth. Për shkak të zjarrit, banorët e Saronidës, Lagonisit dhe Anavyssos, kanë kërkuar që të evakuohen drejt Athinës. Autostrada që lidh Athinën me Korinthin u bllokua për 1 orë ndërsa autoritetet thonë se mund ta mbyllin sërish atë.
Autoritet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të ndryshojnë itenerar ose të anulojnë udhëtimin e tyre derisa të fiket zjarri. Deri tani raportohen disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital me probleme në frymëmarrje. Në zonat që po djegin zjarret kushtet atmosferike janë tepër të vështira për shkak të erës së fortë që fryn dhe temperaturave të larta në ato zona. Gjithsej 210 zjarrfikës janë duke operuar me 10 grupe, 68 automjete nga qendra e operacioneve mobile janë në terren, ndërsa nga ajri operojnë 10 avionë, 6 helikopterë, një nga të cilat është për koordinim ajror, ndërsa rreth 120 policë po ndihmojnë në evakuime.
https://www.facebook.com/watch/?v=2001674353506030
https://www.facebook.com/watch/?v=602813121719642