Duke filluar nga 15 qershori, Greqia do të hapë kufijtë me 29 vende, për turistët me fluturime në Athinë dhe Selanik.
Lista e 29 vendeve u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit të Sëmundjeve Infektive.
Në këtë listë përfshihen Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda, transmeton Tch.
Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.
Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë.