Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters.
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash.
Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE.
“Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike”, tha Gerapetritis.