Përmes një ceremonie solemne, Greqia inauguroi ndërtimin e një terminali për gazin e lëngshëm natyror në Aleksandrupoli.
Të pranishëm ishin presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel si dhe kryeministrat e Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Ceremonia u konsiderua si një mesazh i qartë drejtuar Rusisë, për krijimin e alternativave që mundësojnë shkëputjen e plotë nga importet ruse të gazit natyror.
CHARLES MICHEL
PRESIDENT I KESHILLIT EVROPIAN
“Unë besoj fuqimisht se po shohim një mundësi të re për pavarësinë energjetike në evropë. Ne po shohim dëshmi të qarta të së ardhmes këtu, në aleksandroupoli, me terminaline ri. Është një hap pozitiv për projektin tonë të përbashkët politik, për të shkëputur plotësisht nga varësia e gazit rus. Kjo do të na bëjë neve më të fuqishëm e më të sigurtë.”
Kryeministr bullgar u shpreh optimist për ndërtimin e terminalit të gazit natyror, pasi vendi i tij është një ndër të parët që u prek nga bllokimi i gazit rus.
KIRIL PETKOV
KRYEMINISTER I BULLGARISE
“Ky nuk është vetëm një projekt, por do të ndryshojë plotësisht hartën energjetike të Evropës. Ballkani është një rajon me 65 milionë banorë dhe ne mund të bëjmë shumë më tepër se sa kaq.Shantazhi rus ndaj bullgarisë dhe vendeve të tjera të bashkimit evropian nuk do të kalojë pa u kundërshtuar. Edhe projekti i sotëm eështë një shembull ”
Terminali i ri do të shërbejë për të mbledhur dhe transportuar gazin grek drejt vendeve të tjera të rajonit, duke i bërë këto shtete më pak të varura nga furnizimet ruse. Projekti i planifikuar të nisë në dhjetor 2023, do të kushtojë rreth 394 milionë euro, të financuara nga bashkimi evropian.