Greqia nesër ratifikon Protokollin për në NATO

Greqia nesër e para do të ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO të Maqedonisë. Ndërsa sot Komisioni kuvendor për mbrojtje nacionale dhe politikë të jashtme në Greqi, ka filluar të diskutojë për ratifikimin.

Marketing

Pas ratifikimit në Kuvendin grek, vendi edhe Zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Me këtë menjëherë fillojnë edhe obligimet e Qeverisë për të zbatuar Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Qeveria me shkresë duhet ti njoftojë të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare por edhe vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara se Republika e Maqedonisë nga ai moment do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Do të kërkohet që emri i ri të përdoret edhe nga 130 shtetet të cilat e njohin Maqedoninë sipas emrit Kushtetues.

Menjëherë do të fillojë të punojë grupi qeveritar ndër-resor. Në afat prej shtatë ditëve pas ratifikimit të Protokollit duhet të takohet dhe të përgatisë plan nacional aksionar për zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes. Më pas duhet ta vëzhgojë edhe zbatimin e tyre. Do të ndryshohen tabelat në kalimet kufitare dhe kufirin shtetëror të vendit tonë, në përfaqësitë konsullore-diplomatike si dhe në hyrjet e institucioneve.

Edhe pse kohë më parë, autoritetet ruse kërcënuan me veto ndaj Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, sot ambasadori rus në Athinë, Andrej Masllov, tha për mediat që për Rusinë do të jetë i pranueshëm çdo emër për të cilin fqinjët do të jenë dakord. Ai u shpreh se Rusia nuk pajtohet me qasjen e Maqedonisë në NATO.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Llavrov e tha qartë këtë para një viti, se pa marr parasysh emrin me të cilin do të dakordohet Athina dhe Shkupi, nëse ajo vendoset dhe mbrohet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, atëherë ne me siguri do ta njohim. Rusia nuk pajtohet me qasjen e Maqedonisë në NATO. Kjo do na detyrojë të zbatojmë masa të kundërta”. – theksoi Andrej Masllov, Ambasador i Rusisë në Greqi

Sipas profesorit universitar Nano Ruzhin, sjellja e këtillë e Rusisë nuk do të ketë pasoja për Maqedoninë.

Nuk do të ketë asnjë pasojë, e vetmja që mund të dëshirojmë të shohim të kemi diplomaci të mirë, Marrëdhënie të mira edhe me shtetet që janë jashtë Aleancës. Këtu është me rëndësi të lëmë përshtypje të mirë edhe me këto shtete”. – u shpreh Nano Ruzhin, profesor universitar.

Pasi nesër deri në mesnatë, Kuvendi i Greqisë do të Ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO dhe Maqedonia të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, ratifikimi do të bëhet edhe në 28 vendet tjera anëtare të NATO-s, prej të cilave Sllovenia ka paralajmëruar ratifikimin për javën e ardhshme.