Greqia nis përdorimin e emrit të ri të Maqedonisë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias vazhdon që në paraqitjet e tij publike vendin ta quaj sipas emrit të marrëveshjes, Maqedonia e Veriut. Kocias theksoi se të njëjtët grekë që protestojnë kundër marrëveshjes miqësore me fqinjët, gjatë gjithë kohës i presin në pushime po këta fqinj.

Marketing

Këtë javë vendi, Maqedonia e Veriut do ta ratifikojë marrëveshjen, pastaj do të mbajë referendum, do ta ndryshojë Kushtetutën dhe mandej ne do ta ratifikojmë marrëveshjen. Rrezikojnë për shkak se na besojnë se atë që e themi, atë e mendojmë. Ekziston një realitet që duhet ta zhvillojmë në dobi të dy popujve, që ta zhvillohen edhe ekonomia edhe shoqëritë e dy rajoneve. Gjithsesi, që të ndodhë kjo, duhet të arrijmë marrëveshje, ndërsa secila marrëveshje përmban kompromis dhe detyrime.

Njerëzit e dy vendeve nuk janë në luftë, qytetarët e njëjtë që protestojnë me kënaqësi të madhe i presin si klientë gjatë gjithë vitit – tha Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Kocias duke komentuar protestat e djeshme tha se grekët po thyejnë stereotipet për shkak se numri fillestar i protestuesve ka rënë dukshëm, nga 1 milion në 100 000 dhe në fund 4 000, që sipas tij dëshmon se grekët po i thejnë stereotipet. Për Kociasin, në Athinë si një organ i partisë së VMRO DPMNE-së funksionon Demokracia e Re. Kjo e fundit me reagim të ashpër.

Në të njëjtën kohë që Cipras dhe Kocias festonin në Prespë për një marrëveshje që i dëmton interesat nacionale, policisë iu dha urdhër të tregojë brutalitet të paparë deri tani, duke i çuar në spital qytetarët që shprehën ndjenjën e tyre patriotike. Nuk është vetëm ditë e pikëlluar për Greqinë, por edhe turp për Ciprasin dhe Kamenosin, sepse së bashku, qytetarëve të IRJM-së iu lejuan mundësinë të vetëquhen “Maqedonas – njoftojnë nga Demokracia e Re.

Në mëngjesin e sotëm u arrestua ish deputeti i partisë Agimi i Artë, Konstantinos Barbarosis. Barbarosis të premten në fjalimin e tij plotë urrejtje, bëri thirrje për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë kryeministrin, Cipras dhe Presidentin, Pavlopulos. Pavlopulos ndërkohë i bëri thirrje vendit ta ndryshojë Kushtetutën, në mënyrë që të shlyejë mos-përputhshmërinë e saj me marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar dje në Psaridis të Greqisë.

Marketing