Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se të dielën e ardhshme do të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Vendimi i kryeministrit u shpall pas humbjes së SYRIZA-s në zgjedhjet europiane, ku Demokracia e Re fitoi me një diferencë gati 10%.
“Kemi thënë gjithmonë të vërtetën dhe të vërtettën do të themi edhe tani”, theksoi Tsipras në një mesazh televiziv.
“Para nesh hapen dy rrugë: njera e daljes përfundimtare nga programet e shpëtimit me shumicën dhe tjetra: rruga e rikthimit te shtrëngesa e ilgarkëve dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar”, shtoi Tsipras.
“Kërkuam votëbesimin e popullit grek për masat e lehtësimit dhe rrugën e rimëkëmbjes së vendit”, tha më tej kryeministri grek.
Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve, Tsipras tha që, edhe pse forcon pozitën e SYRIZA-s, ai nuk ka për ta injoruar.
“Rezultati i zgjedhjeve europiane i jep të drejtën opozitës që të verë në diskutim rrugën tonë dhe mbështetjen për shumicën dhe po e bën. Mirëpo verdikti i përket popullit, nuk do të marr arratinë, nukl do të largohem nga beteja për barazinë, për solidaritetin, për mbrojtjen e mundit të popullit grek”.
“Menjëherë pas turit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të kërkoj nga presidenti i Republikës shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve kombëtare, me qëllim që të jetë populli grek ai që do të vendosë, nëse dëshiron një plan për mbështetjen e shumicës apo kërkon rikthimin në errësirën e FMN”.
“Gjithmonë mbështetja jonë ishte populli grek. I drejtohem përsëri me sinqeritet dhe i kërkoj mandatin. Në gjithë momentet kritike, mandatin e jepte dhe do të japëp gjithmonë populli grek”, përfundoi Tsipras.