Greqia zgjedh një grua presidente

Parlamenti grek ka zgjedhur Katerina Sakelaropulun si presidente të re të vendit.

Marketing

Sakelaropulu mori 261 nga 300 votat e kuvendit dhe bëhet kështu gruaja e parë kryetare shteti.

Kandidaturën e saj e mbështetën tri parti parlamentare, demokratët në pushtet dhe opozitarët e Sirizës.

Gjykatësja 63-vjeçarja e lindur në Selanik ishte nominuar më herët nga kryeministri Qirjakos Micotaqis, për shkak të figurën së saj të pakomprometuar, karrierës si juriste prej fundviteve 70 dhe së fundmi në postin e kryetares së Gjykatës së Lartë të vendit.

“Ka ardhur koha që vendi ynë të ketë një grua të nderuar në pozitën më të lartë politike,” do të deklaronte një javë më parë Micotaqis.

Sakelaropulu do shprehej në favor të kandidimit, duke e cilësuar detyrën e saj të re, një nder si për drejtësinë edhe për gruan moderne greke.

Ajo pritet të bëjë betimin më 13 mars, kur edhe mbaron mandati pesëvjeçar i presidentit aktual, Prokopis Pavlopulos.

Edhe pse presidenti i Greqisë ka një peshë të kufizuar politike, shërben si figurë e unitetit kombëtar, komandon forcat e armatosura dhe cakton formalisht kryeministrin e vendit.