Greqia ‘zgjohet’ me tërmet, regjistrohen lëkundje me magnitudë 4.6 Rihter

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Marketing

Epiqendra e lëkundjeve ishte Kreta, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 28 km. Sipas EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Irakleion dhe në Sitia.

Ditët e fundit, Greqia është tronditur shpesh nga lëkundjet e tërmetit në zona të ndryshme, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm në ndërtesa apo njerëz.