Tanimë tre ditë anëtarët e grupit të Kumanovës janë duke e zhvilluar grevën e urisë në burgjet e Shkupit, për mos realizimin e së drejtës së tyre për shfrytëzimin e fundjavës së lirë në familjet e tyre.
Edhe spe kjo e drejtë ju takon në bazë të ligjit, ku sipas avokatëve të të dënuarve, klientët e tyre kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg dhe ju takon e drejta për vizita familjare dhe për lëshim në shtëpi gjatë fundjavëve. Pikërishtë për këtë problematik me akuza në drejtim të drejtoris së burgut është drejtuar edhe Aleanca për Shqiptarët, ku sipas saj, RMV me këto veprime po tejkalon edhe regjimet hibride.
“Pes nga të burgosurit kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për fundjav të lirë, por kjo e drejtë u mohet nga drejtori I burgut edhe pse kanë marë pëlqimin pozitiv nga Komisioni përkatës. I bëjmë thirje drejtoris së burgut, Ministris së Drejtësisë, Drejtoris për Zbatimin e Sanksioneve që të respektohen ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe më e rëndësishmja Kushtetutën e vendit”, u shpreh zëdhënësi i ASh, Arben Zeqiri.