Greva në aeroportet e Gjermanisë prek mbi 500 mijë udhëtarë

Grevat paralajmëruese 24-orëshe nga nëpunësit civilë dhe punonjësit e shërbimeve tokësore në aeroportet kryesore në Gjermani pritet të shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme, raporton Anadolu.

Sindikata e Sektorit të Shërbimeve të Bashkuara (Ver.di) njoftoi se punëtorët në 11 aeroporte gjermane, përfshirë Aeroportin e Frankfurtit, do të hyjnë sot në grevë 24-orëshe pasi nuk arritën marrëveshje në raundin e dytë të bisedimeve për rritjen e pagave të punonjësve të shërbimeve publike dhe tokësore.

Thirrja për grevë 24-orëshe të plotë u bë për Aeroportin e Frankfurtit, aeroportin më të madh të vendit si dhe atij të Mynihut, aeroportin e dytë më të ngarkuar si dhe aeroportet e Këlnit/Bonit, Düsseldorfit, Shtutgartit, Dortmundit, Hanoverit, Bremenit, Hamburgut, Berlinit dhe Leipzig-Halle.

Sipas vlerësimeve fillestare të Unionit të Aeroporteve Gjermane (ADV), për shkak të grevave pritet të anulohen më shumë se 3.400 fluturime dhe që nga kjo të preken rreth 510 mijë udhëtarë.

Marketing