Nga LSDM- ja premtojnë se do të ketë rritje të pagave në arsim këtë vit. Kërkojnë vetëm nga grevistët durim, të ndërpresin grevën dhe të negociojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
“Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjitha palët e përfshira. Prandaj, apelojmë tek SAShK-u që t’i kthehet dialogut, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet një zgjidhje në interes të mësimdhënësve. Të mos lejojmë që mësimi të prolongohet dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore si dhe dhënia e provimit profesional për pesëqind mësimdhënës” – u shpreh Deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.
Nga LSDM rikujtojnë se brenda katër viteve të fundit paga e mësimdhënësve është rritur prej 3.200 deri më 6.400 denarë dhe poashtu thonë se kanë investuar edhe në përmirësimin e kushteve për punë duke rikonstruktuar mbi 80 shkolla.