Greva në arsim! Ministri thotë se do të kërkojë nga drejtorët të gjejnë mënyrë që të mbahet mësimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në ClickPlus në TV21 ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të gjendet zgjidhje për problemin e pagave në arsim, për të cilën SAShK-ut paralajmëroi grevë për më 11 prill.

Marketing

Nëse nuk gjendet zgjidhje deri atëherë dhe fillon greva, Shaqiri tha se do të kërkojë nga drejtorët e shkollave që të gjejnë mënyrë që të mbahet së paku një pjesë e mësimit.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh që nxënësit mos të humbasin nga procesi mësimor.

“Unë do të kërkoj nga drejtorët, nëse ne nuk gjejmë zgjidhje deri më 11 prill, të gjejnë mënyrë të realizimit të mësimit… Unë do të përmend sërish atë çfarë e thash në fillim, me siguri se nxënësit nuk do të bëjnë grevë pasi është një periudhë e rëndësishme për atë. Disa do të duan të përmirësojnë suksesin, të tjerët të përfundojnë vitin shkollor”, tha Shaqiri.