Greva u ndërpre, Shkupi ende me mbeturina! Ganiu: Presim deri në mbrëmje Çairin ta kthejmë në gjendje 

Një ditë pasi përfundoi greva e punëtoreve të Higjienës Komunale, Shkupi ende është nën mbeturina. Në vende të ndryshme ku janë të vendosur kontejnerë, mbeturinat janë në sasi mbi normalen. Gjendje të tillë kemi edhe në Çair. Kryetari i kësaj komune Visar Ganiu, thotë se ka filluar grumbullimi i mbeturinave dhe pret që deri në mbrëmje gjithçka të vihet nën kontroll.              “Ne kemi pasur mundësi tek lagjet apo pjesa e Çairit të vjetër kanë qenë në teren mbrëmë edhe punëtorët duke pastruar por grumbullimi i tepërt i mbeturinave, pasi që bëhet fjalë për disa ditë, ai proces nuk ka mundur të përfundon natën e kaluar kështu që edhe sot gjatë ditës në bulevarin Xhon Kenedi kam informata se janë duke i pastruar dhe larguar mbeturinat. Unë mendoj që deri në mbrëmje ne do ta vendosim Çairin nën kontroll dhe pastaj do të fillon orari i përditshëm”, tha Visar Ganiu – kryetar i komunës së Çairit.

Marketing

Mbrëmë Higjiena Komunale kishte njoftuar 27 persona se janë larguar nga puna. I pyetur nëse ky vendim ka prapavijë politike, Ganiu shpreson që mos ketë një gjë të tillë dhe e quan një akt jo të mirë.

Unë nuk mendoj që ka ndonjë prapavijë politike, më duhet të kem informata të plota. Nuk mundem të predikoj në këtë moment. Mendoj që ato që janë larguar nga puna, nuk është një akt i mirë. Duhet të rishiqohet e gjithë situata”, dekalroi Visar Ganiu – kryetar i komunës së Çairit.