Greva vazhdon në disa burgje, kërkohet amnisti e përgjithshme

Edhe përskaj deklaratës së Kryeministrit Zoran Zaev se nuk do të ketë amnisti të përgjithshme por vetëm për të përfshirët në ngjarjet e 27 prillit, rreth 700 të burgosurit në burgun e Idrizovës kanë vendosur që të mbeten në grevë urie.

Marketing

Në komunikimin e fundit që TV21 ka pasur me ta, si dhe me të burgosurit e tjerë në Shtip dhe Prilep, mësuam se ata do të vazhdojnë të refuzojnë ushqimin dhe vazhdojnë të kërkojnë falje të dënimit njëjtë si për ata të 27 prillit.

Përndryshe sot kryeministri Zaev, i pyetur për amnistimin e të burgosurve, tha se nuk do të ketë amnisti të pëgjithshme, por do të falen vetëm ata që nuk kanë qenë dhunues ose ideatorë të ngjarjeve në Kuvend. Amnisti të përgjithshme Kuvendi e solli muaj më parë dhe ajo u zbatua, tha Zaev, duke pohuar se amnisti të përgjithshme nuk do të ketë amnisti në të ardhmen.

Marketing