Grevat në Francë – Macron heq dorë nga pensioni presidencial

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka hequr dorë nga pensioni presidencial në një përpjekje për të qetësuar zemërimin ndaj privilegjeve të politikanëve, pasi greva në sistemin e transportit ka shkaktuar kaos për udhëtarët gjatë Krishtlindjeve.

Marketing

Grevat e hekurudhave hynë në javën e tyre të tretë. Macron, i cili festoi 42-vjetorin e tij këtë fundjavë, bëri këtë lëvizje simbolike për t’u bërë presidenti i parë në më shumë se 50 vjet që heq dorë nga pensioni më shumë se 6.000 € në muaj që të gjithë udhëheqësit francezë marrin pas largimit nga detyra, pavarësisht nga mosha apo pasuria.
Zyra e Macron shtoi se ai nuk do të merrte vendin e tij në gjykatën kushtetuese të Francës, ku ish presidentët janë anëtarë për jetën dhe për të cilin marrin një të ardhur mujore prej 13,500 €.

Macron është i vetëdijshëm se grevat mbi ndryshimet e planifikuara të pensioneve janë përqendruar gjithnjë e më shumë tek ai personalisht, me karikaturat dhe banderolat në demonstratat në rrugë që e përshkruajnë atë si mbret.
Ashtu sikurse protestuesit jelekverdhë, në fillim të këtij viti, u ankuan për ndërtimin e një pishine në një vilën verore presidenciale dhe për përmirësimin e shtrenjtë të qilimave dhe enëve në Élysée, pankartat në protestat e pensioneve talleshin me të dhe ish-presidentët e tjerë për mënyrën e tyre të jetesës.

Pavarësisht grevave, qeveria këmbëngul për të unifikuar sistemin francez të pensioneve, duke argumentuar se heqja dorë nga 42 regjimet speciale për sektorë që fillojnë nga hekurudhat dhe punonjësit e energjisë deri te avokatët dhe stafi i Operas në Paris është thelbësore për ta mbajtur sistemin financiarisht të zbatueshëm ndërkohë që popullsia plaket.

Ndërsa disa sindikata mbështesin një sistem të vetëm, pothuajse të gjithë kundërshtojnë çdo ndryshim në lidhje me moshën.

Me grevat që do të vazhdojnë edhe në vitin e ri, protestat e pensioneve janë bërë një çështje personale për Macron i cili kishte premtuar të bënte “transformimin” më të madh të modelit shoqëror francez dhe sistemit të mirëqenies që nga epoka e pasluftës.

Marketing