Grida Duma la politikën dhe ja ku do ta shohim tani

Grida Duma është gati për një rrugëtim të ri. Emisioni “Top Story”  në Top Channel që udhëhiqej nga Sokol Balla, tash vjen nën udhëheqjen e Griad Dumës.

Lajmin e bëri të ditur vet Lori Hoxha me anë të një postimi  në llogarinë e saj në Instagram duke njoftuar se emisioni nis këtë të hënë.

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma dorëzoi mandatin që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Marketing

Me anë të një konferencë për shtyp nga ambientet e kryesisë së Kuvendit, Duma komunikoi vendimin e saj, duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Më kanë goditur personalisht, jam sulmuar nga hienat.Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar”, tha ajo ndër të tjerash në fjalimin e saj të dorëheqjes.