Grida Duma: Nëse zgjedhjet s’do ishin vjedhur, merrnim 75 mandate!

Kandidatja fituese nga radhët e PD, në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut. E ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Duma u shpreh se nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate.

“Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më par ëndërruam emrin në numër. Ajo që më ka ndodhur mua është me qindra fletë 8/9, pra te numri im dhe te numri i PD. Ajo u bë si një listë bastesh, ndaj kishte paqartësi. U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Ne duam që Shqipëria të bëhet me institucione. Ne duhet t’i japim shansin SPAK, që e konsideroj të pengmarrë nga politika. Por nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë”, tha Duma.

Marketing

Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Duma: Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.
Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vjedhje.

E pyetur për grupin kundër Bashës në PD, që kërkon dorëheqjen e kreut të PD, dhe nëse ky i fundit duhet dorëhequr, Grida Duma theksoi se “Pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Statuti i PD që ka vendosur zgjedhjet për kryetarin dhe strukturat, një muaj pas zgjedhjeve, e ka parashikuar demokratikisht që partia reflekton përmes zgjedhjeve të reja. Padiskutim që duhet të ketë reflektim. Nëse unë nuk do të kem reflektim për veten, nuk duhet ta vazhdoj këtë punë. Elementi tjetër është zgjedhjet brenda partisë. Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve.

Nuk e imagjinoj dot si mund të japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës. Absolutisht që PD mund të fitojë me Bashën në krye, i ka të gjitha parakushtet. PD mori një rezultat tej mase të mirë përtej zero mundësi. Nuk po them që të duartrokasim humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura. Patjetër që ka elementë që duhen përmirësuar. Asnjëherë nuk kam zgjedhur që problemet, reflektimet apo analizat që duhet të ndodhin brenda PD, të ndodhin jashtë PD. Nuk ka ndodhur një herë të vetme që ata që kanë pasur një mendim për ta thënë brenda zyrës së kësaj partie të mos e kenë thënë. Ajo që dua unë në këtë moment është që PD të ndjehet dhe të jetë më e bashkuar se kurrë”.

Marketing