Griezmann: Kam ardhur në Barçë për të fituar gjithçka, La Ligën, Kupën dhe Championsin

Antoine Griezmann i është bashkuar Barcelonës me një qëllim të vetëm, t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

Marketing

Griezmann e vizitoi dyqanin zyrtar të Barcelonës të shtunën dhe pozoi me fanellën e re. Ai pati edhe një mesazh për tifozët e gjigantit katalonas, transmeton Gazeta Express.
“Jam shumë i lumtur, shumë i ngazëllyer dhe i etur për të punuar me këtë ekip. Këtu kam sfida të reja, synime të reja dhe shpresoj se do t’ia arrij në mënyrën më të mirë”, tha Griezmann.

“Kam dashur të vij këtu dhe edhe familja më shoqëroi. Nganjëherë duhet të marrësh vendime dhe do të jetë kënaqësi të luaj përkrah Lionel Messit”, shtoi ai.

Sulmuesi francez nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Barcelonën, e cila i pagoi 120 milionë euro për shërbimet e tij.

“Synimi është të fitoj gjithçka, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.