Ylli i Francës, Antoine Griezmann, më në fund ka zbuluar se cili është plani pas largimit nga Atletico Madrid.
Sulmuesi ka bërë të ditur se ai e di se ku do të luajë gjatë sezonit të ardhshëm, edhe pse akoma nuk ka zyrtarizuar asgjë.
Lojtari lidhet ngushtë me një kalim tek skuadra e Barcelonës, por katalanët akoma nuk kanë bërë hapat konkret drejt tij.
Griezmann do të largohet pas pesë viteve nga skuadra e Atleticos dhe francezi ka zbuluar një detaj interesant.
“E di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm” ka thënë Griezmann për ‘Telematin’.
“Mund të them vetëm se nuk do të jetë Miami” ka shtuar francezi, duke lënë disa pikëpyetje të mëdha.
Griezmann u paraqit me kombëtaren e Francës në humbjen befasuese 2:0 kundër kombëtares së Turqisë.