Griezmann vë në pikëpyetje taktikat e Deschamps kur flet për dështimin në Euro 2024

Antoine Griezmann duket se ka vënë në pikëpyetje taktikat e Didier Deschamps duke diskutuar paraqitjet e tij zhgënjyese në Euro 2024 me Francën.

Marketing

Franca u eliminua nga Euro 2024 në gjysmëfinalen nga kampioni eventual Spanja. Progresi i tyre në katërshen e fundit ishte mjaft i çuditshëm, pasi ekipi i Deschamps shënoi vetëm një gol nga loja e hapur gjatë kësaj gare.

Griezmann kishte disa paraqitje të dobëta në Kampionatin Evropian dhe tani duket se ka adresuar pyetjen nëse vështirësitë e Francës kishin të bëjnë për shkak të ndryshimeve taktike dhe të pozitave që u bën nga përzgjedhësi.

“Kishte shumë ndryshime në pozita, ndryshime taktike, me të cilat duhej të ballafaqoheshim. Nëse do të shënoja ata dy gola ndaj Holandës (0-0, faza e grupeve), unë do të luaja më ndryshe”.

“Nuk e kisha garën më të mirë, u mundova të adaptohesha. Kishte shumë frustrim shumë zemërim sepse unë kurrë nuk jam ndjerë kështu”.

“Kishte dëshirë për të bërë mirë dhe unë mendoj se ne kishim ekipin dhe grupin për ta fituar këtë trofe”, ka thënë Griezmann.

Pritshmëritë për Francën janë jashtëzakonisht të larta pas disa sukseseve që arritën nën urdhrat e Deschamps.

Fituesit e Kupës së Botës në vitin 2018, arritën që të kualifikoheshin në një finale tjetër katër vite më vonë, duke u mposhtur në penallti nga Argjentina.