Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Problemet që ka shkaktuar

Nëse të duket sikur çdokush është prekur nga gripi në këtë periudhë, nuk je i vetmi. Sipas Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 24 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë prekur nga gripi këtë sezon, dhe ky numër po rritet. Raportohet se të paktën 13 mijë njerëz kanë humbur jetën nga gripi këtë sezon (përfshirë 57 fëmijë).

Marketing

Afro 8% e vizitave mjekësore brenda një jave janë për probleme me frymëmarrjen që lidhen me gripin, një shifër që është ndër rastet më të shpeshta të raportuara gjatë dy dekadave të fundit. Aktualisht, 45 shtete të Amerikës po përballen me këtë shqetësim.

Ekspertët shëndetësorë e quajnë këtë sezon gripi “më të keqin” që kemi parë deri tani, duke theksuar se është e vështirë të përcaktohet lloji i gripit. “Ngjan si mister”, shprehen ata, ndërsa shtojnë se një nga faktorët që mund të ndikojë është niveli tejet i ulët i vaksinimeve këtë vit.

Ndërkohë, Covid-19 ka pasur më pak raste dhe shtrime në spital krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ekspertët theksojnë se është e nevojshme të bëhet një ekzaminim për të identifikuar virusin dhe për të marrë mjekimin e duhur. Sipas tyre, është e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi derisa të ndihesh plotësisht mirë, ose të mbash maskë nëse je i detyruar të dalësh jashtë.

Gripi A është ai që shkakton rastet më të shumta, dhe është gjithmonë dominues në çdo sezon, ndërsa gripi B është më i zakonshëm në fund të dimrit ose pranverë