Gripi sezonal po merr hov të madh, spitalet të stërmbushura

Gripi sezonal po përhapet me shpejtësi të madhe, duke rritur kështu nga java në javë numrin e të prekurve. Pos shërbimeve emergjente dhe ambulancave ku qytetarët kërkojnë ndihmën e parë, i lartë është edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në Spitalin e Kozles, në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë ku komplikime pos gripit ka shkaktuar edhe ajri i ndotur. Qytetarët ankohen për pasoja të rënda në organet e frymëmarrjes.

Marketing

“Po ngulfatem, nuk kemi ajër të mirë, për ndryshe është shumë rëndë. Jam në hospitalizim në Pulmologji lartë, ka 8 ditë që po qëndroj në Spital e shtrirë”.

“Kujt nuk i pengon ajri i ndotur? Të gjithëve iu pengon, ndjehet rëndesa. Në moshën time gjithkush e ndjen këtë ajër, por edhe të rinjtë”.

“Ne jemi nga Vinica, po e ndjejmë ajrin e ndotur.. ka shumë mjegull”.

Mjekët nga ana tjetër apelojnë që qytetarët të përdorin maska mbrojtëse.

“Gripi kalon ashtu si vjen, do të thotë brenda 5-6 ditësh mirëpo te shumica, mund të jep komplikime, të lëshohet infeksioni në sistemin e frymëmarrjes të paraqiten pneumoni të ndryshme, bronhopneumonit, këtu janë në pikëpyetje personat me astmë kronike. Duhet të kenë shumë kujdes, të mbanë maska mbrojtëse, mos të jenë të eksponuar shumë në ajër të ndotur, mos të jenë të eksponuar në vendet publike sepse potenciali që një njeri është i sëmurë, mund të sëmur më tepër të tjerë”.

Gjatë javës së shkruar, numri i të prekurve nga gripi sezonal kishte arritur në 1100, që ishte dyfishi më shumë nga java paraprake. Për sezonin 2019-2020 numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundjeve tjera të ngjashme me gripin është 2,718, që është për rreth 17% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mjekët parashikojnë rritje edhe më të madhe të rasteve më gripit.