Ministria e Shëndetësisë informon se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon më 22 nëntor të vitit 2019.
Për sezonin e ardhshëm 2019-2020, siç theksojnë, janë furnizuar 28.000 vaksina falas për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit shëndetësorë.
Në mënyrë shtesë, janë furnizuar edhe 21.000 vaksina komerciale nga qendrat për shëndet publik.
“Për herë të parë, sivjet përmirësohet qasja e vaksinave falas kundër gripit sezonal, në vaksinim do të përfshihen edhe tre poliklinika: Bukureshti, Çairi dhe Gjorçe Petrov pranë Shtëpisë Shëndetësore Shkup”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në qendrat për shëndet publik, vaksinimi do të zhvillohet në dy turne, derisa pas vaksinim falas në tre poliklinikat do të zhvillohet në periudhën nga ora 14.00 e deri në orën 18.00.
Personat e interesuar mund të caktojnë vaksinim falas nga 18 nëntori, përmes mjekut të tyre amë.
Si edhe sezonet e kaluara, kulmi i aktivitetit të virusit të gripit sezonal pritet në muajin shkurt.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi në nëntor dhe dhjetor do të sigurojë mbrojtje më të madhe në periudhën kur pritet aktivitetit i virusit të jetë më i lartë, ndërsa ky është muaji shkurt i vitit 2020.
Nga Ministria e Shëndetësisë porosisin që VMRO-DPMNE të ndalojë të përhapë informacione të pasakta në opinion. “Përhapja e gënjeshtrave është bërë tipar kryesor për funksionimin e tyre, të cilët krijojnë konfuzion, mosbesim dhe dëm të pacientëve. Të gjitha procedurat të cilat zbatohen në Ministrinë e Shëndetësisë janë të ligjshme, në afat, publike, transparente dhe në kontroll të të gjithë opinionit, qëndron në kumtesë, në të cilën shtohet se ilaçet janë origjinale, cilësore dhe nuk janë nga importi paralel, siç paraprakisht janë furnizuar.