Nga nesër fillon vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal. 28,000 vaksinat falas janë të dedikuara për pensionistët mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 5 vjeç si dhe për punonjësit shëndetësor. Rreth 6000 persona vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur për tu imunizuar.
“Gjithsecili që është i interesuar dhe që bën pjesë në këto grupe rreziku duhet të caktojë termin tek mjeku amë përmes “Termini Im” dhe vaksinimi falas do të bëhet në njërin prej punkteve të Shtëpisë së Shëndetit, në Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Vaksinat komerciale të cilat kushtojnë 650 denarë kanë filluar të jepen nga e hëna në të gjitha Qendrat për Shëndet Publik.