Gruaja e Will Smith reagon për herë të parë pas skandalit në “Oscar”

Jade Pinkett Smith ka postuar një mesazh në “Instagram”, në deklarimin e saj të parë pas skandalit të bashkëshortit të saj, Will Smith, në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.

Marketing

Gruaja e Will Smith, i cili goditi në skenën e ceremonisë së “Oscar” komedianin Chris Rock, foli për herë të parë pas ngjarjes.

“Është një kohë për shërim dhe unë pikërisht këtë po e bëj”, shkroi Jade në ‘Instagram’.

Shumë e interpretuan këtë mesazh si hipokrit, duke e kritikuar faktin se ajo nuk e shfrytëzoi rastin për të dënuar sjelljen e bashkëshortit të saj.

Smith u bë “ylli” i ceremonisë së 94-të të “Oscar”, kur vendosi të “mbronte nderin” e gruas së tij, por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.

Derisa humoristi Chris Rock ndau me publikun një batutë që kishte si temë alopecinë, sëmundjen nga e cila vuan Jade, aktori Will fillimisht buzëqeshi.

Por, kur e pa gruan e tij teksa rrotullonte sytë në shenjë pakënaqësie, ai vendosi ta godiste me grusht komedianin Rock.

Shumë yje të Hollivudit e dënuan këtë veprim, por shumë nuk reaguan.