Gruaja më e gjatë në botë fiton edhe tre tituj të tjerë të rekordeve botërore Guinness

Një shtetase turke që mban rekordin botëror të Guinness për gruan më të gjatë, iu dha tre rekorde të tjera për matjen e duarve, gishtave dhe shpinës.

Marketing

Rumeysa Gelgi, e cila u emërua gruaja më e gjatë që jeton kur u mat zyrtarisht në 2 m e 3 cm e gjatë në tetor 2021, tani është mbajtësja e katër rekordeve botërore.

Gishti më i gjatë i Gelgi-t, me gjatësi 11 cm, i dha asaj rekordin për gishtin më të gjatë në një person të gjallë (femër).

Gjatësia e dorës së djathtë të gruas turke është 25 cm dhe e majta 24 cm, duke i dhënë asaj rekordin për duart më të mëdha të një personi të gjallë (femër).

Shpina e Gelgi-t, me përmasa 60 cm, i dha asaj rekordin për shpinën më të gjatë në një person të gjallë (femër).

“Kam lindur me një veçanti fizike ekstreme,” shkroi Gelgi në Instagram , “dhe doja të frymëzoja dhe inkurajoja të tjerët me dallime të dukshme për të bërë të njëjtën gjë dhe për të qenë vetvetja”./