Gruaja me kancer e heq paruken LIVE në emision, pret ndihmën e secilit për ta trajtuar sëmundjen

Shahe Loshi, e diagnostifikuar me kancer, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të vazhduar seancat e kemioterapisë.

Marketing

E ftuar në një emision në Klan Kosova, ajo ka hequr paruken nga koka derisa drejtoi thirrjen për ndihmë.

Ajo njoftoi se ka edhe tri seanca të kemioterapisë, ku e radhës është më 19 korrik. Për çdo seancë, kostoja është 6 mijë e 500 euro e në total 19 mijë e 500 euro, shumë që Shahe dhe familja e saj e kanë të pamundur ta përballojnë.

“Unë i kam edhe tri seanca të kemioterapisë. Më 19, të martën e kam kemiterapinë e radhës, të hanën dmth duhem me udhëtu. I kam edhe tri cikle, dmth i kam pas gjashtë cikle, tri i kam kry, edhe tri tash. Një seancë është 6 mijë e 500 euro, tri seanca 19 mijë e 50 euro. Pa i llogaritë shpenzimet e hotelit, biletat e këto…. Ato që e kanë përballu herën e parë, i lutem Zotit që ta tejkalojnë gjithmon. Ata që përballen me anën tjetër të medaljes, sic është ana ime, kjo është tepër e randë, tëpër e vështirë për një familje dhe një pacient me kancer. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej shtetit, por terapia nuk është në listë esenciale të barnave dhe na kanë thanë që nuk munden me na ndihmu për me i siguru terapitë”, tregoi ajo.

Linku përmes së cilit mund ta ndihmoni Shahen

Marketing