Gruaja nga Kavardari me çekan ka tentuar ta vrasë nënën e saj, i ngritet aktakuzë

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka paraqitur aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 19 (në tentativë) dhe nenin 12, paragrafi 2 (zvogëlimit të ndjeshëm të aftësisë për të gjykuar).

Marketing

E akuzuara më 10 shtator të këtij viti, në shtëpinë e saj familjare në Kavadar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, tentoi të vriste nënën e saj me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi. Ndërsa viktima ishte në gjumë, ajo e goditi disa herë në kokë me çekiç, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas kësaj, e akuzuara hodhi çekiçin në oborrin e shtëpisë dhe nuk e përfundoi veprën penale.

Sipas ekspertizave të kryera, është konstatuar se tentativa për vrasje është kryer në kushte të zvogëlimit të ndjeshëm të aftësisë për të gjykuar, për shkak të çrregullimeve psikike, përdorimit të shumtë të ilaçeve dhe substancave psikoaktive.

Duke qenë se ende ekzistojnë bazat ligjore, Prokurori Publik ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Kavadar vazhdimin e masës së paraburgimit.

Marketing