Një blogere ushqimesh gati sa nuk vdiq kur pranoi sfidën e fundit të ngrënies së ushqimit – të hajë një doner në madhësinë e një jastëku.
Ylli i mediave sociale, 24 vjeçarja Katie Ovens, u bë e famshme për apetitin e saj të jashtëzakonshëm e që së fundmi hëngri një doner që peshonte tre kilogramë dhe që përmbante rreth 8,000 kalori.
Ky doner me madhësi gjigante ishte tetë herë më i madh se një doner i zakonshëm dhe katër herë më shumë se sa doza e rekomanduar e ushqimit për gra, për një ditë.
Ovensit e cila drejton faqen e suksesshme “Sfidat e Ushqimit të Kate” në Facebook, iu deshën më pak se një orë për të përfunduar këtë sfidë – ta hajë gjithë donerin – pasi ajo kishte nevojë kohë pas kohe për pushim.
Kate nga Kennington u ftua të konsumojë këtë doner jashtëzakonisht të madh – që ishte më i gjerë se 15 centimetra dhe më i gjatë se 45 centimetra në një dyqan në jug-perëndim të Londrës.
“Doneri ishte absolutisht i shijshëm por brumi i bukës gati sa nuk më mbyti. Çdo kafshim ishte fantastik – vetëm se kishte shumë të tilla”, ka rrëfyer Ovens.
Doneri i Kate përmbante mish pule dhe qingji, ashtu sikur edhe sallatë në sasinë e pesë porcioneve ditore dhe majonezë me hudhra.
Në fakt, kjo ishte sfida e parë e Ovens, pas më shumë se dy muajsh – dhe ajo nuk kishte bërë asnjë ushtrim paraprakisht.
“Nuk e kisha sfiduar veten për disa muaj dhe isha shumë e stresuar. E di se duhej të stëvitesha më herët, para kësaj sfide, por moti ishte shumë i mirë këtë verë dhe thjesht doja të shijoja këtë kohë”.
“Ata më thanë se mishi peshonte vetëm dy ose dy kilogramë e gjysmë– por në fakt peshonte më shumë, rreth pesë kilogramë. Unë sinqerisht nuk e di ku e kam vënë të gjithë ushqimin – por unë e di se herën tjetër do të përgatitem më shumë para një sfide të tillë”.
Kate Ovens ka më shumë se 135,000 ndjekës në faqen e saj të Facebook-ut dhe videot e sfidave të saj të ngrënies rregullisht marrin miliona shikime.