Gjoksi po i shkatërron jetën duk shkaktuar plagë të dhimbshme dhe dhimbje shpine.
Një nënë e dy fëmijëve me gjoks me madhësi 38KK thotë se jeta e saj po shkatërrohet nga gjoksi i madh.
Danielle Sullivan, 29 vjeç, thotë që nuk mund të ecë më shumë se 15 minuta për shkak të dhimbjeve të gjymtyrëve të shpinës, shpatullave dhe gjurit, raporton “Daily Mail”.
Dhimbja e mban atë gjatë natës zgjuar dhe presioni i gjinjve të saj gjigant shkakton plagë të dhimbshme që e vënë në rrezik të zhvillojë infeksione.
Ndihmësja e shëndetit mendor tha që asaj i është refuzuar operacioni i zvogëlimit nga mjekët e saj të NHS, të cilët e klasifikuan procedurën si kozmetike.
E dëshpëruar por e paaftë për të përballuar vetë operacionin kozmetik, zonja Sullivan tani po përpiqet të sigurojë shumën prej 9.407 euro që i duhen për operacion që të zvogëloj madhësinë e tyre.
Nga dhimja ajo tha: Unë marr qetësues mjaft të fortë, por ato shpesh nuk funksionojnë fare. Kam pasur plagë të hapura në gjoksin tim.
Unë jam shumë e vetëdijshëm për madhësinë e tyre gjithashtu. Thjeshtë është gjëja e parë që njerëzit vërejnë për mua.