‘Gruaja, zë rezistues i ilegales dhe luftës për liri’ tribunë në ITSHKSH

Sot në ITSHKSH u shënua në mënyrë të veçant 41
vjetori i demonstratave të vitit 1981. Me këtë rast u organizua një
tribunë me temë “Gruaja, zë rezistues i ilegales dhe luftës për liri”.
Dr. Teuta Bekteshi-Ajeti në cilësinë e bashkërendueses së kësaj
tribune përkujtoi vajzat dhe gratë shqiptare që kishin qenë aktive në
proceset e rëndësishme, ku viti 1981 kishte qenë strumbullari i
ngjarjeve revolucionare. Ajo me këtë rast faleminderoi ITSHKSH dhe
drejtorin, Skender Asani, për mbështetetjen e kësaj ngjarjeje të
rëndësishme.
Kjo tribunë tuboi një numër të madh grashë që kishin qenë aktive në
demonstratat e Kosovës. Për të nderuar punën e tyre, kishte ardhur
edhe lideri i BDI, Ali Ahmeti, i cili evokoi disa ngjarje e emra nga
ditët e bujshme të demonstrative gjithë popullore.
Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, pasi shprehu nderimin dhe
respektin ndaj sakrificave të atyre që sollën lirinë e Kosovës, tha
se në punën e tij kishte pasur udhërrëfyes figura të shquara të
Rilindjes Kombëtare, por me një theks të posaçëm motrat Qiriazi, të
cilat mbollën dritën e iluminizmit shqiptar. Sipas Dr. Asanit
Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi kishin thyer tabutë e krijuara rreth
imazhit të shqiptarëve dhe me kontributin e tyre ato lartësuan
historinë dhe lavdinë e shqiptarëve. Duke qenë pjesëmarëse direkte në
Kongresin e Alfabetit si dhe në Konferencën e Paqës në Varsaj,
Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi vendosën themelet e oksidentalizmit
kulturor të shqiptarëve, u shpreh Dr. Asani. Ky i fundit i ftoi të
gjitha pjesëmarrëset e kësaj tribune që kujtimet e tyre t’i sistemojnë
dhe t’i sjellin në ITSHKSH, sepse vetëm kështu, duke u botuar, këto
kujtime do të marrin një vlerë shumë fish më të madhe

Marketing