Grubi: 2.000 vende të reja pune!

Pas qytetit të Gostivarit, Panairi i punës i organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” do të vazhdoj dhe në qytetin e Manastirit, Prilepit dhe Tetovës, dhe atë nga data 5 deri më 18 shtator.

Marketing

Në Manastir pikat informative do të jenë të vendosura në rrugën Shirok, afër marketit “Vero”.

Në Prilep në sheshin Metodija Andonov si dhe në Tetovë në sheshin Iliria.

Përmes këtij panairi, të gjithë të interesuarit do të mund të njoftohen nga afër me mudnësitë e punësimit të ofron “Bechtel & Enka”, kompania prestigjioze e cila do të ndërtoj projektin madhor Korrirodi 8 dhe 10D.

Javë më parë i njejti panair u mbajt në qytetin e Gostivarit, me ç’rast u mirëprit nga shumë të rinjë dhe profesionist të ndërtimtarisë të cilët shfaqen interesin e tyre për përfshirje në projektin e paraparë.

I pranishëm ishte dhe zëvëndëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili në rolin e koordinatorit të këtij projekti apeloj që të interesuarit të aplikojnë për punë në kompaninë “Bechtel & Enka”, pasi ka kapacitet për dy mijë vende pune, punohet për një kompani serioze dhe madje është projekt me punë afatgjate.