GRUBI: Ahmeti dhe Zaev janë shtylla e qeverisë së re

Posti i zëvendës kryeministrit të parë dhe Ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive tashmë po pritet mirë brenda Qeverisë por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Zëvendës kryeministri i parë do të kujdeset për qëndrueshmërinë e Qeverisë dhe për kohezionin e shoqërisë. Kështu tha zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në emisionin ARGUMENT me Fatos Musliun në TVM2.

Marketing

“Zëvendës Kryeministër i Parë, në punën e tij të përditshme do të kujdeset për harmonizimin e të gjitha ligjeve që do të vijnë në Qeveri dhe adresa e harmonizimit është ajo e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Detyrë e zëvendëskryeministrit të parë është mirëmbajtja e dialogut, zbërthimi i mosmarrëveshjeve që mund të dalin gjatë Qeverisjes. Roli i zëvendës kryeministrit të parë u pa që nga dita e parë, nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, me ndryshimin e rregullores së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe tashmë edhe me rregullore e Qeverisë rregullohet roli i zëvendës kryeministrit të parë, ndryshe nga siç ka qenë më herët”