Zëvendës-kryeministri i parë Artan Grubi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se Këshilli ekonomik-energjetik ka miratuar disa vendime të cilat janë sipas Grubit në interes t qytetarëve e që kanë të bëjnë me krizën energjetike.Ai ka njoftuar se me vendim të këtij këshilli, është siguruar ngrohje qëndrore për Qytetin e Shkupit.
Ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kursejnë sepse siç thotë, çdo kW energji elektrike e kursyer do të thotë kursim për buxhetin tonë dhe më shumë mjete financiare për investime në energjetikë
“Amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do kenë vazhdimisht energji stabile. Për shkollat fillore dhe të mesme, si objektet shëndetësore do të sigurohet energji elektrike. Gjithashtu, do të vazhdojë subvencionimi për amvisëritë dhe mbi 70 mijë ndërmarrje dhe subjekte tjera juridike për energjinë elektrike, sepse Qeveria kujdeset për të gjithë njësoj. Shfrytëzoj këtë rast që të bëj APEL deri tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë me masat e kursimit sepse çdo kW energji elektrike e kursyer do të thotë kursim për buxhetin tonë dhe më shumë mjete financiare për investime në energjetikë”, ka shkruar Grubi.