Grubi-Angellov: Brukselin e gjetëm në Sofje

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, dje pati takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Angell Angellov.

Marketing

Ambasadori Angellov, e konfirmoi mbështetjen miqësore bullgare në të gjitha fushat, e cila është prezent edhe në jetën politike dhe në jetën ekonomike të të dyja vendeve fqinje. Pastaj, informoi për themelimin e degës së Bankës Botërore në Sofje, me qëllim të mbështetjes së ndërtimit të Korridorit 8, Burgas-Sofje-Durrës, me infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore. Theksoi se Bullgaria e mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe me këtë projekt do të tentohet ta mbajë edhe më tutje fokusin e BE-së për rajonin, krahas planit politik dhe ekonomik.

z. Grubi, u shpreh i kënaqur për lajmin e mirë në lidhje me intensifikimin e angazhimeve për realizim sa më të shpejtë të Korridorit 8, i cili ka rëndësi të madhe për rajonin, veçanërisht për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjithashtu, Grubi falënderoi edhe për mbështetjen e Republikës së Bullgarisë gjatë kohës së kryesimit bullgar me BE-në, vitin e kaluar, kur Bullgaria lartë në agjendën e vet e vuri zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për ne Sofja ishte Brukseli i Ballkanit. Grubi, e theksoi mbështetjen e Sofjes për proceset tona eurointegruese, e cila është në kontinuitet dhe është mjaft e rëndësishme, veçanërisht në dritën e samitit të ardhshëm të BE-së, në qershor kur presim të marrim edhe datë për negociata. Në këtë kontekst, informoi për ngjarjet aktuale në vend, ku do të mbahen zgjedhjet presidenciale, por edhe e presin raportin vjetor për progresin e vendit, në të cilin presin rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Me respekt,

Komisionit për Çështje Evropiane
të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut